Beethoven në 250-vjetorin e lindjes do të kujtohet vetëm me një ngjarje

Beethoven në 250-vjetorin e lindjes do të kujtohet vetëm me një ngjarje

Kultura August 27, 2020 - 09:58

Pandemia normalisht që ka goditur edhe festën “Beethoven” që mbahet në Bonn, ku shumica e ngjarjeve janë shtyrë për vitin 2021.

Nga programi i planifikuar për ndere të Ludwig van Beethoven për 250-vjetorin e lindjes së tij, do të mbahet vetëm një projekt: "Bauprobe Beethoven,", shkruan DW.

Në teatrin në Bonn që është në renovim”, nje grup i artistëve nga Berlini “Rimini Protokoll” planifikon të mbushë hapësirën e madhe në “Beethovenhalle”. “Rimini Protokoll”, i themeluar në vitin 2000 nga Daniel Wetzel, Helgard Haug dhe Stefan Kaegi, organizon punime skenike, performance, audioshfaqje përkrah ekspertëve, të cilët kanë fituar njohuritë dhe aftësitë e tyre përtej teatrit. Ndër shfaqjet e tyre ishte "Konferenca Botërore e Klimës", një tallje që përkonte me Samitin e klimës në Paris, në vitin 2015, transmeton Zeri.info

Sipas DW, në ‘Beethovenhalle’ në Bonn gjatë këtij jubileu të Beethovenit, “Asnjë notë e vetme nuk do të dëgjohet, kanë thënë artistët e ndërtesës, e cila u hap në vitin 1959, e që simbolizon Gjermaninë e pasluftës “historinë e rilindjes, lavdisë dhe pasurisë, por edhe atë të neglizhencës, grindjes dhe humbjes së kuptimit".

Kompozitorit amerikan që vepron në Berlin, “Ari Benjamin Meyers” i ishte kërkuar që të shkruante një vepër për këtë ngjarje në “Beethovenhalle”. Inspiruar nga vepra e fundit e Beethovenit “Great Fugue”, Meyers ka krijuar një vepër e cila u interpretua nga “Asasello Quartet”, që do të dëgjohet gjersa audienca kalon nga një ekspert tek tjetri. Meyers e ka përshkruar Beethovenin në një intervistë për DW si “si kompozitorin e parë bashkëkohor”, transmeton Zeri.info