Festivali i Këngës në RTSH fton këngëtarët për pjesëmarrje në edicionin e 59-të

Festivali i Këngës në RTSH fton këngëtarët për pjesëmarrje në edicionin e 59-të

Kultura August 16, 2020 - 17:52

Gjatë muajit qershor drejtuesit e Radiotelevizionit shqiptar (RTSH), kanë vendosur që pavarësisht situatës me pandeminë, “Festivali i Këngës” do të mbahet si çdo vit në fund të dhjetorit.

Ndërsa tani RTSH-ja, ka hapur thirrjen për të gjithë krijuesit dhe interpretuesit të marrin pjesë në konkurrim për të qenë pjesëmarrës në Festivalin e 59-të të Këngës, transmeton Zeri.info.

Përmes një njoftimi RTSH-ja ka publikuar disa nga kriteret teknike për të gjithë ata që duan të bëhen pjesë e festivalit ku fituesi që nga viti 2004 përfaqëson Shqipërinë në festivalin evropian të këngës “Eurovision”.

Afati i dorëzimit të materialeve është caktuar data 1 dhe 2 tetor, ku më pas një komision do të bëjë seleksionimin e tyre ku do të zgjedhjen ato që do të hynë në garë.

Ndryshe, përveç kritereve teknike, RTSH nuk ka treguar nëse do të pranojë kompozitor dhe tekstshkrues të huaj, siç ishte bërë vitin e kaluar, kur kompozitorët maqedonas, Darko Dimitrov dhe Lazar Zvetkovsi, fituan festivalin me këngën “Shaj” të Arilena Arës, e cila ishte pjesëmarrja e parë e krijuesve të huaj në Festivalin e RTSH-së./Zëri