Infektuar: 15574
Shëruar: 13492
Vdekur: 625
Muzikali “Diana” shfaqet në “Netflix” para Broadwayit

Muzikali “Diana” shfaqet në “Netflix” para Broadwayit

Kultura August 13, 2020 - 15:30

Muzikali Diana do të transmetohet në Netflix, vitin e ardhshëm, para debutimit të tij zyrtarë në Broadway, shkruan BBC

Kjo është një lëvizje e paprecedentë për industrinë e argëtimit që po përballet me kufizimet e koronavirusit.

Teatrot e Broadwayt mbeten të mbyllura gjatë pandemisë dhe mund të mos hapen këtë vit sipas ekspertëve.

Muzikali, është bazuar komplet në historinë e jetës së princeshës Diana, por nuk do të mund të shfaqet në Broadway të paktën deri më 25 maj të vitit të ardhshëm, transmeton Zeri.info

Image

Ky version i muzikalit, me kastin origjinal të Broadway, shkaku I COVID 19 do të filmohet pa audiencë në New York.

Kjo është hera e parë që një show i Broadway shkon direkt në ekranin e vogël para debutimit teatral, produksion I cili duhej të shfaqej në mars, ishte në fazat e fundit të tij në kohën kur teatrot u mbyllën në SHBA.

Ekspertët thonë se versioni i filmuar mund ta vendosë një show në radarin e audiencës dhe ta ekspozojë atë në të gjithë globin. Industria e filmit përballet me të njëjtën dilemë, me shumë studio që po zgjedhin ti publikojnë filmat e tyre në shërbimet streaming në vend të kinemave.

Disney poashtu vendosi ta bëjë këtë me Mulan, që do të debutojë në platformën Disney+ duke I anashkaluar sallat e kinemave në SHBA, transmeton Zeri.info

Përktheu dhe përshtati: Berna Caka