Hapet faqja “Mësuesit kosovarë”

Kultura August 06, 2020 - 09:03

Duke parë kontributin e mësuesve ndër vite në mësimdhënie dhe posaçërisht në kohën kur mësimi u realizua në distancë, u mor vendim nga disa mësues që të hapet një faqe me emrin “Mësuesit kosovarë”.

Mentor Hajrizi, mësimdhënës, ka thënë se qëllimi i faqes është të shpalosen bëmat e mësuesve kosovarë.

Përmes kësaj faqeje ai thotë se mishërohet figura e ndritur e mësuesve.

“Duke parë kontributin e mësuesve ndër vite në mësimdhënie dhe posaçërisht në kohën kur mësimi u realizua në distancë, u mor vendim nga disa mësues që të hapet një faqe me emrin ‘Mësuesit kosovarë’”, ka thënë ai.

Në fillim, sipas ekipit profesional të faqes, do të jepen përshkrimet për mësuesit e angazhuar në RTK, më pas do të jepen përshkrimet edhe për mësuesit e tjerë të dëshmuar në mësimdhënie cilësore e bashkëkohore. Përshkrimet, siç theksohet, do të bëhen gradualisht dhe me përpikëri të lartë. /Zëri