Fotografi kosovar Arton Humolli, fitues konkursit më të madh të fotografisë në botë

Fotografi kosovar Arton Humolli, fitues konkursit më të madh të fotografisë në botë

Kultura July 27, 2020 - 20:37

Fotografi i njohur kosovar, Arton Humolli, ka njoftuar se është fitues i edicionit të 39-të të konkursit më të madh të fotografisë në botë atij të "Le plus Grand Concours Photo du Monde" (kategoria "Beauty").

Konkursi për këtë garë sipas tij organizohet nga revista prestigjioze PHOTO me seli në Paris - Francë.

Me këtë rast ai falënderon të gjithë pjesëmarrësit në fotografitë që ia siguruan atij çmimin e parë.

“Me kete rast dua t'i falenderoj te gjithe pjesemarresit ne realizimin e fotografise fituese "Mystic eyes" duke fillu nga modelja Gresa Hoti, stilisten Njomeza Luci si dhe grimeren e frizerin Sellma dhe Kaci.

Njekohesisht dua t'i falenderoj te gjjthe ata qe i besuan dhe vazhdojne ti besojne punes time tash e 15 vite”, shkruan Humolli, përcjell Zëri.

Ndërkohë ai njofton se revista “PHOTO” funksionon prej vitit 1967 dhe nga shumëkush llogaritet si revista më prestiigjioze sa i përket artit të fotografisë.

“Në ballina të saj ka pasur personalitete të mëdha botërore si Barack Obama, Marylin Monroe, Michael Jackson, Rihanna, David Boëie, etj”, është shprehur Humolli, ndërsa ka lajmëruar se numri 544-të i revistës është planifikuar të dalë në treg në muajin janar-shkurt por për shkak të pandemisë është shtyrë për muajin korrik. /Zëri