Infektuar: 10795
Shëruar: 6411
Vdekur: 365
Bienalja e parë e karikaturës në Shqipëri, “garojnë” artistë nga 50 vende të botës

Bienalja e parë e karikaturës në Shqipëri, “garojnë” artistë nga 50 vende të botës

Kultura July 19, 2020 - 16:40

300 punime nga artistë nga 50 vende të botës u bënë pjesë e garës për bienalen e parë të karikaturës që do të mbahet në Pogradec!

Juria ka përzgjedhur 120 më të mirat që do të prezantohen në muajin shtator fillimisht në qytetin buzë liqenit dhe më pas në të gjithë Shqipërinë.

“Për mua është një kënaqësi që të organizojmë këtë aktivitet që do të sjellë prurjet më të fundit të karikaturës në botë. Pogradeci është përfaqësuesi i Shqipërisë i karikaturës në botë”, thotë artisti Bujar Kapexhiu, i cili, si pjesë e jurisë, pret që festivali të rizgjojë gjininë e karikaturës edhe në Shqipëri.

“Kjo është hera e parë që krijohet një festival ndërkombëtar i karikaturës në Shqipëri dhe fillon në Pogradec. Ne jemi përballë një përgjegjësi për të zgjedhur fituesit. Hapja e bienales dhe ekspozitës do të bëhet në shtator dhe do të jepen edhe çmimet ndërkombëtare”, shtoi ai, raporton “oranews”.

Tematika e karikaturave të prezantuara është e shumëllojtë duke nisur nga probleme të mprehta të gadishullit ballkanik, por edhe problemeve te ndryshme të para në planin global.

Bienalja e karikaturës dhe ditët e humorit “Niko Nikolla” do të kurorëzohen më 18-20 shtator.