Zade Kuqi fiton çmimin ndërkombëtar për letërsi “Naji Naaman” për vitin 2020

Zade Kuqi fiton çmimin ndërkombëtar për letërsi “Naji Naaman” për vitin 2020

Kultura July 02, 2020 - 17:14

Është bërë ndarja e çmimit të fondacionit “Naji Naaman” nga Libani për vitin 2020.

Poetja dhe prozanorja Zade Kuqi është fituese nga Kosova e Shqipëria e Çmimit për Kreativitet (Creativity Prize).

Në mesin e fituesve ndërkombëtar janë zgjedhur 77 autorë nga 78 vende të botës, zgjedhur nga 3034 autorë pjesëmarrës.

Çmimi i Fondacionit, “Naji Naaman” nga Libani u themelua në vitin 2002 dhe ju ndahet autorëve, të cilët në veprimtarinë e tyre letrare, edhe nga përmbajtja edhe nga stili i realizimit artistik, kultivojnë vlera njerëzore dhe përkrahin të drejtat njerëzore.

Kujtojmë që vitin që lamë pas autorja Zade Kuqi ka botuar librin "Perseveranter” me të cilin ka pasur mjaft sukses. /Zëri