“Beavis & Butt-Head” po kthehen me episode të reja

“Beavis & Butt-Head” po kthehen me episode të reja

Kultura July 02, 2020 - 16:46

Producenti Mike Judge po e rikthen në ekranet televizive filmin e tij të dashur vizatimor “Beavis & Butt-Head” të “Gjeneratës X”, si pjesë e një marrëveshjeje të re me rrjetin kabllor “Comedy Central”, shkruan “Consequence of sound”.

Përveç dy sezoneve të reja të “Beavis & Butt-Head”, marrëveshja kërkon edhe episode të veçanta, sipas “The Hollywood Reporter”.

“Jemi të entuziazmuar që po punojmë përsëri me Mike Judgen dhe me ekipin e shkëlqyer në ‘3 Arts’ duke u bashkuar për animacionin e të rriturve në ‘Comedy Central’”, tha Chris McCarthy, kreu i grupit për argëtim dhe për të rinj në “ViacomCBS”. “Seriali ‘Beavis & Butt-Head’ ishte një zë përcaktues i një brezi, dhe mezi presim të shikojmë se si ata mundohen te gjinden në ujërat e tanishme”, transmeton Zeri.info.

Judge tha me shaka: “Duket sikur koha ishte e duhur të bëhesh përsëri budalla”.

Në këtë rikthim, “Beavis &Butt-Head” do të hyjnë në një “botë krejt të re të Gjeneratës Z” me “tema të ndërlidhura si për fansat e rinj ashtu edhe për ata të vjetër”. Mike Judge do të shkruajë dhe prodhojë çdo episod si dhe do të jetë zëri pas Beavisit dhe Butt-Headit.

Tash së voni, “Comedy Central” bëri të ditur se po planifikojnë të zgjerojnë listën e ofertave, të animacioneve për të rritur. Njëri ndër ta është edhe “South Park”.

“Comedy Central” gjithashtu mban të drejtat e ritransmetimit të “BoJack Horseman”, “King of Hill” dhe “The Cleveland Show”.

“Beavis &Butt-Head” fillimisht u transmetua në MTV për shtatë sezone, midis viteve 1992 dhe 1997. Një film i metrazhit të gjatë, “Beavis & Butt-Head Do America”, u lansua në vitin 1996.

Mike Judge tentoi edhe njëherë të ringjallte “Beavis &Butt-Head” për MTV më 2011, por pas vetëm një sezoni, i njëjti u anulua, raporton Zeri.info.