Këngët më të reja të kësaj jave nga Kiesza, Jorja Smith, Dalai Lama e Sia

Këngët më të reja të kësaj jave nga Kiesza, Jorja Smith, Dalai Lama e Sia

Kultura June 29, 2020 - 11:57

Këngët më të reja të kësaj jave nga Kiesza, Jorja Smith, Dalai Lama e Sia

Këtë javë kemi përzgjedhur këngë Pop, R’n’B, Disco House nga vajza të reja - adoleshente që po shndërrohen në yje – një këngë me fjalë budiste për të jetuar nga Dalai Lama, apo një zë fenomenal si Jorja Smith.

Të gjitha këto lëshohen nëpër radiostacionet botërore e poashtu do të t’i dëgjoni edhe në “Radio Prishtina” në frekuencën 89.8.

Kiesza - Love Me With Your Lie

Edhe pse nuk lansoi asgjë tjetër pas hitit të të vitit 2014 “Hideaway”, Kiesza prapë se prapë do të mbetet përgjithmonë një eksponent i nivelit të lartë në skenën e pop muzikës. Tashmë e kemi shansin të dëgjojmë këngën më të re të lansuar zyrtarisht këtë muaj, një disco house që i nevojitet kësaj vere.

Jorja Smith - Rose Rouge

 

“Blue Note” mund të jetë më e vjetër se 80 vjet, por tingujt jazz dhe blues në të e kanë perfeksionuar artin e zëvendësimit të saj me Hip Hop. Thjesht ftoni disa artistë të këndshëm për t’i remiksuar këngët tuaja të vjetra çdo dy dekada, dhe kështu vini me versione të lezetshme. Prandaj, jua sjellim një version të tillë të “Rose Rouge” nga St Germain – një remix i bërë më 2000 – që tingëllon shumë bukur, me Smithin që kyçet kohë pas kohe solo në saksofon.

Kenzie ft Sia – Exhale

 

Mackenzie Ziegler, valltarja e njohur e shndërruar në yllin e muzikës pop Kenzie, është shumë e re në skenë, por me shumë mençuri rekrutoi trurin galaktik të “Sia-s” e cila secilën këngë e shndërron në ‘hit’.

Dalai Lama - Compassion

 

Largohuni pak nga Calvin Harris sepse muajin e ardhshëm Shenjtëria e Tij po e lanson albumin e tij të parë. Këngët avangarde janë një përzierje e muzikës qetësuese, e jazzit artizanal e kombinuar me një mantër qetësuese nga tetëdhjetëvjeçar ‘chill’. Diçka për të na ndihmuar në gjetjen e vetës sonë, dhe mbase do të jetë lansimi më i mirëpritur i qershorit 2020.

Tom Walker - Wait for You

 

Super Mario aktual është i madhi Tom Walker, i identifikueshëm nga kapela e tij nga “Benny from Crossroads”. Kënga e tij “Wait for you” është zemërthyese, e bukur në të njëjtën kohë, për të cilin ka qenë i inspiruar gjatë kohës së pandemisë kur ishte i mbyllur.

“Kjo këngë është për një shok timin që kaloi një ngjarje që i ndryshoi jetën si adoleshent. Është dashur shumë kohë që ai të shërohej, tani ai është një nga njerëzit më pozitivë që mund të takoj ndonjëherë”, tha Tom Walker.