Misteri
Foto: NASA

Misteri

Kultura June 24, 2020 - 13:20

Armiku misterioz,
E mori botën mbarë,
I rrezikshëm e serioz
Erdh korona ndër-shqiptarë,
 

Na erdhi misteri,
Koronavirusi.
Si të zbriste nga Eteri,
Me shpejtësi Siriusi.
 

Ky armik i zi,
Fare nuk duket.
Çdokund e ka mbërri,
Shpejt të zhduket.
 

Armik misterioz,
I mbarë njerëzisë.
Në luftë seriozë,
Trimat e mjekësisë.
 

Trimat për lëvdatë,
Fare pa u frigue.
Në luftë ditë e natë
Betejën e kanë fitue.

- Ajet Bejta