De Niro dhe Hathaway ribashkohen për filmin “Armageddon Time”
Foto: David Fisher/Shutterstock

De Niro dhe Hathaway ribashkohen për filmin “Armageddon Time”

Kultura June 18, 2020 - 10:38

Dy aktorët e famshëm, Robert De Niro dhe Anne Hathaway, janë parë bashkë në komedinë e vitit 2015 “The Intern”, por tashmë pritet që t’i shohim sërish pranë njëri-tjetrit në dramën e ardhshme “Armagedon Time”, film ky i bazuar në jetën e regjisorit James Gray, shkruan “Variety”.

Për realizimin e këtij projekti i janë bashkuar yjet tjera të Hollywoodit, si Donald Sutherland, Cate Blanchett dhe Oscar Isaac.

Filmi e prek temën e shoqërisë dhe besnikërisë, kurse ngjarja ndodh në kohën kur Amerika e zgjedh Ronald Reaganin si president të shtetit.

Si edhe shumë projekte tjera të Hollywoodit, të cilat i kanë pezulluar xhirimet shkaku i pandemisë COVID-19, ende nuk dihet kur do të fillojë puna rreth realizimit të filmit “Armageddon Time”.