Prodhimi i “Avatar 2” zyrtarisht rinis në Zelandën e Re pas koronavirusit

Prodhimi i “Avatar 2” zyrtarisht rinis në Zelandën e Re pas koronavirusit

Kultura June 17, 2020 - 12:02

Prodhimi i filmit “Avatar 2” ka rifilluar në Zelandën e Re pasi vendi i dha fund bllokimit nga koronavirusi, shkruan NME-ja.

Ekuipazhit të filmit, duke përfshirë regjisorin James Cameron dhe producentin Jon Landau, iu dha leja e posaçme për të fluturuar në vend dy javë më parë, pavarësisht se Zelanda e Re mbylli kufijtë e saj në përpjekje për të mbajtur jashtë koronavirusin.

“Ky prodhim i vetëm do të punësojë 400 persona nga Zelanda e Re që të punojnë në të”, tha Landau për “1News”. “Ne do të shpenzojmë vetëm në pesë muajt e ardhshëm mbi 70 milionë dollarë këtu. Mundësitë janë të mëdha. Ne jemi vetëm pykë në derë që shpresojmë se zhbllokon shumë ekonominë”.

Duke ndarë një fotografi të filmit në “Instagram” muajin e kaluar, Landau shkroi: “Grupet tona të Avataritt janë gati dhe ne nuk mund të jemi më të ngazëllyer që po shkojmë sërish në Zelandë të Re javën e ardhshme”.

Vazhdimi i epikës fituese të “Oskar”-it më 2010-n është duke u xhiruar krahas pjesës së tretë, të katërt dhe të pestë të serisë fanta-shkencore. Filmi pritet të lansohet në dhjetor 2021.

Qindra filma dhe emisione televizive i kanë ndalur prodhimet e tyre si rezultat i pandemisë së koronavirusit, duke përfshirë sezonin e katërt të “The Batman”, si dhe “Stranger Things”. /Zëri