DokuFest pritet të fillojë më 7 gusht

DokuFest pritet të fillojë më 7 gusht

Kultura June 08, 2020 - 18:54

Në qytetin e Prizrenit edhe këtë vit adhuruesit e ekranit do të kenë mundësi të shijojnë dokumentarë e filma të metrazhit të shkurtë. Edicioni i 19-të i festivalit ndërkombëtar të filmit dokumentar dhe të shkurtër, DokuFest në Prizren, do të fillojë nga 7 gushti ndërsa pritet të përmbyllet më 15 gusht.

Kështu është paralajmëruar në faqen zyrtare të DokuFestit. Filma e bashkë me ta edhe artistë, regjisorë, fotografë e çka jo, nga shumë shtete të botës gjallërojnë për çdo fillim verë Prizrenin. Vitet e kaluar janë improvizuar ekrane jashtë sallava të mbyllra por këtë vit nuk dihet nëse do të mund të zhvillohen këto aktivitet normalisht për shkak të rrezikut për t’u infektuar nga pandemia COVID-19.