Teatri i Gjilanit anulon shfaqjen si shenjë proteste pas shembjes së Teatrit Kombëtar në Tiranë

Teatri i Gjilanit anulon shfaqjen si shenjë proteste pas shembjes së Teatrit Kombëtar në Tiranë

Kultura May 17, 2020 - 13:33

Autoritetet në Tiranë mëngjesin e sotëm kanë nisur shembjen e Teatrit Kombëtar.

Kjo ka ngjallur reagime të shumta nga komuniteti artistik, të cilët edhe kanë protestuar sot në Tiranë.

Reagime nuk kanë munguar as nga Kosova, ku për shkak të këtij veprimi, Teatri i Gjilanit, sot ka marrë vendim të anulojë shfaqjën “Skenderbeu ose Dashuri dhe Liri”, që ishte planifkuar të jepet sonte online në faqet e të gjitha teatrove të Kosovës, transmeton Zeri.info.

“Me rastin e shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar në Tiranë, sot anulojmë shfaqjen e Teatrit Kombëtar të Kosovës 'Skenderbeu ose Dashuri dhe Liri', që ishte planifkuar të jepet sonte online / livestream në faqet e të gjitha teatrove të Kosovës, pjesëmarrëse në kalendarin e përbashkët për muajin maj”, thuhet në njoftimin e Teatrit të Gjilanit.

Ndryshe, në Tiranë që nga mëngjesi është duke u protestuar kundër shembjes së Teatrit, ku qytetarët janë konfrontuar edhe me organet e rendit./Zëri