Osmani ngushëllon komunitetin artistik për vdekjen e Brahimajt
Foto: Laura Hasani

Osmani ngushëllon komunitetin artistik për vdekjen e Brahimajt

Kultura May 07, 2020 - 12:02

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur ngushëllime me rastin e vdekjes së mjeshtrit të baletit, Ahmet Brahimaj.

Në telegramin e saj të ngushëllimit Osmani ka thënë se Brahimaj është përfaqësues i brezit të parë të baletanëve të Kosovës dhe do të mbetet ikona e artit skenik të baletit.

“Sot iku rithemeluesi i Trupës së Baletit të Kosovës. Njeriu, i cili dha gjithçka për baletin, artisti i merituar dhe profesionisti i pakompromis. Ahmet Brahimaj është përfaqësues i brezit të parë të baletanëve të Kosovës dhe do të mbetet ikona e artit skenik të baletit”, ka thënë Osmani në telegramin e saj të ngushëllimit.

Ndër të tjera, kryetarja e Kuvendit thotë se me shuarjen e Ahmet Brahimajt “Trupa e Baletit mbeti pa frymëzuesin, pa bashkëpunëtorin e mirë e pa vetëmohuesin! Kosova mbeti pa maestron”.