Infektuar: 1110
Shëruar: 843
Vdekur: 30
Kujtohet “Bilbili i Kosovës” në datëlindjen e saj

Kujtohet “Bilbili i Kosovës” në datëlindjen e saj

Kultura May 07, 2020 - 10:48
Ikona e muzikës, Nexhmije Pagarusha, ishte lindur para 87 vjetësh.

Ajo është njohur për interpretimet e saj të shkëlqyera në muzikën popullore dhe në opera.

Kur flitet për Nexhmije Pagarushën përdoren në një frymë shumë epitete, si "Bilbili i Kosovës", "Mbretëresha e Këngës Shqipe", "Primadona e Melosit Popullor" e shumë të tjera.

Repertori i saj interpretues është tejet i gjerë dhe i larmishëm. Veçohen këngët “Ani mori nuse”, “Kur më del në derë”, “Metelikun ta kam fal”, “Po të pres te dega e fikut”, “Mora testinë”, “Kënga e Rexhës” etj.

“Baresha” është një ndër kryeveprat e interpretimit të saj, që ruan elemente folklorike të këngës.

Nexhmie Pagarusha ka ushtruar edhe aktivitete prej aktoreje, duke u paraqitur në disa skena të filmave “Tre vetë kapërcejnë malin”, “E kafshoja terrin”, “Fluturimi i Micakut”.

Në vitin 1984 vendos të përmbyllë karrierën si këngëtare.

Në vitin 2012 u dekorua me “Nderi i Kombit” nga presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani.

Nexhmije Pagarusha ndërroi jetë më 7 shkurt 2020, në moshën 86-vjeçare.