Përfundon zyrtarisht projekti që kontriboi në ruajtjen e trashëgimisë kulturore ne Kosovë

Përfundon zyrtarisht projekti që kontriboi në ruajtjen e trashëgimisë kulturore ne Kosovë

Kultura March 10, 2020 - 16:39

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë/Përfaqësuesja Speciale e BE-së dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), do të mbyllin zyrtarisht projektin “Dialogu ndërmjet komuniteteve përmes ruajtjes gjithëpërfshirëse të trashëgimisë kulturore”, i financuar nga Instrumenti i BE-së që kontribuon për Stabilitet dhe Paqe (IcSP/BE), të mërkurën më 11 mars në Modelariumin e Fakultetit të Arkitekturës me fillim në ora 18:00.

Qëllimi i përgjithshëm i projektit ishte të kontribuojë në përmirësimin e tolerancës në mes të komuniteteve dhe respektimin e identitetit dhe trashëgimisë kulturore për të gjithë njerëzit e Kosovës.

Përgjatë zbatimit, projekti “Dialogu ndërmjet komuniteteve përmes ruajtjes gjithëpërfshirëse të trashëgimisë kulturore” kishte për qëllim të fuqizojë besimin ndërmjet komuniteteve dhe respektimin e identitetit dhe trashëgimisë kulturore duke angazhuar të gjitha komunitetet në mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë së pasur dhe të larmishme kulturore të Kosovës.

Duke punuar ngushtë me zyrtarë komunalë, qytetarë, organizata të shoqërisë civile dhe komunitetet fetare, ky projekt i financuar nga IcSP/BE-ja kishte në fokus rinovimin, zbukurimin dhe rehabilitimin e monumenteve të zgjedhura dhe krijimin e mekanizmave për mbrojtjen dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore. Projekti gjithashtu pati një komponentë të fuqishme të angazhimit të të rinjve me qëllim të ndërgjegjësimit për diversitetin kulturor dhe përgjegjësinë e përbashkët për mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore.

Vlora Dumoshi, Ministre e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Maria Suokko, Përfaqësuese e Përhershme e UNDP-së, Stefano Gnocchi, Këshilltar për Çështje Politike/Komunitete në Zyren e Përfaqësueses Speciale të BE-së/Bashkimit Evropian në Kosovë, përfaqësues të trupit diplomatik, partnerë ndërkombëtarë dhe lokalë, përfaqësues të OSHC-ve OJQ-ve, prijës fetarë dhe mysafirë të tjerë do të jenë të pranishëm në këtë ceremoi përmbyllëse.

Ftesë:

Ftohen mediat të përcjellin këtë ngjarje.

Kush: EU dhe UNDP

Çka: Ceremonia e mbylljes së projektit Dialogu ndërmjet komuniteteve përmes ruajtjes gjithëpërfshirëse të trashëgimisë kulturore

Kur: E mërkurë, 11 mars, në ora 18:00

Ku: Modelariumi i Fakultetit të Arkitekturës

Për më shumë informata, ju lutemi të kontaktoni:

Burbuqe Dobranja, zyrtare për komunikim pranë UNDP-së

Tel: (038) 249 066 lok. 410; mobil: 049 720 800; email: [email protected]

Danijela Mitic, zyrtare për informim publik pranë UNDP-së

Tel: (038) 249 066 lok. 412; mobil: 049 720 824 e-mail: [email protected]

Fatmire Tërdevci, Zyrtare për Media dhe Informim Publik

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë / Përfaqësuesja Speciale e BE-së

Tel: (038) 5131 517; email: [email protected]