Cineplexx organizon event për 8 Mars me një super-ofertë

Cineplexx organizon event për 8 Mars me një super-ofertë

Kultura March 05, 2020 - 18:56

Cineplexx organizon eventin Mothers and Daughters Night, për nder të ditës së Grave. 

Ditën Ndërkombëtare të Gruas mund ta kaloni duke e shikuar një nga filmat më me zë vendor të momentit. ‘Cineplexx’ organizon eventin “Mothers and Daughters Night” me ç’rast do të shfaqë filmin “I Love Tropoja” në shumë termine, ku në ofertën speciale gjatë kësaj dite, ju mund t’i bleni 2 bileta, 2 popcorn, 2 pije si dhe 2 snickersa për vetëm 10€.

Image

Filmi I Love Tropoja, flet për një djalë me ambicie të mëdha për jetën, i cili shpreson që së shpejti do të vendoset në pozicionin që meriton në kompaninë ku ai punon, por cuditërisht ndodh e kundërta. Djali e gjen veten aty ku nuk e kishte menduar kurrë, në një qytet verior, në Tropojë, ku duket se shpresa ka vdekur bashkë me botën në mendjen e tij. Gjate kalimit të kohës ai kupton se jeta në qytetin e largët nuk ishte aspak ashtu si e kishte menduar.


Filmi vjen nën regjinë e Ermal Mamaqi, ndërsa ai poashtu luan një nga rolet kryesore në këtë film, së bashku me aktoret Enca Haxhia dhe Ariola Demiri. Kinemaja hapet nga ora 12:00 gjatë vikendit, ndërsa biletat mund t’i bleni para çdo termini. Për më shumë rreth këtij eventi për 8 Mars, klikoni këtu.

Ky është artikull i sponsorizuar.