17 vjet me teatrin “Oda”

17 vjet me teatrin “Oda”

Kultura March 04, 2020 - 10:36

Teatri “Oda” në Prishtinë po shënon këtë të mërkurë 17-vjetorin e themelimit.

Në kuadër të shënimit të 17-vjetorit të themelimit të teatrit “Oda” më 4 mars do të luhet shfaqja “Sikur kjo të ishte shfaqje”, e bashkëprodhuar me kompaninë teatrore “La Rremë”, duke u bazuar në dramën e Almir Imshireviqit e në regji të Agon Myftarit dhe me lojën e aktorëve: Adrian Morina, Rebeka Qena, Armend Ismajli dhe Besnik Krapi.

Kjo shfaqje po ashtu shënon 8-vjetorin e premierës e që flet shumë për suksesin e saj.

Shfaqja vjen më datën 4 mars, prej orës 20:00. Pas shfaqjes do të bëhet një bashkëbisedim për rrugën e “Odës” dhe të shfaqjes “Sikur kjo të ishte shfaqje” përgjatë një kokteji modest.

Për këto 17 vjet teatri “Oda” vazhdimisht ka qenë nikoqir i shfaqjeve, por edhe i ngjarjeve të tjera, që organizohen nga skena e pavarur kulturore në Kosovë.Zëri