Ministrja Dumoshi ofron bashkëpunim institucional për bienalen “Manifesta”

Ministrja Dumoshi ofron bashkëpunim institucional për bienalen “Manifesta”

Kultura February 20, 2020 - 17:42

Ministrja e Kulturës, e Rinisë dhe e Sportit,Vlora Dumoshi, priti të enjten në takim drejtoreshën për Kulturë në Komunën e Prishtinës Blerta Bashollin, shkkruan zeri.info.

 Drejtoresha Basholli në këtë takim njoftues fillimisht uroi ministren Dumoshi për marrjen e detyrës duke i uruar që punën e mirë, të cilën e ka bërë në Komunën e Prishtinës si drejtoreshë për Kulturë në qeverisjen e kaluar lokale ta vazhdojë edhe në Ministrinë, të cilën tash po e drejton.

 Në takim u diskutuan dy pika kryesore si të rëndësisë më të veçantë, e para bienalja “Manifesta”, e cila i bën nder Prishtinës të jetë nikoqire në vitin 2022, për të cilën ministrja Dumoshi shprehu gatishmërinë e saj dhe të Ministrisë për bashkëpunimin sa më të mirë rreth kësaj ngjarjeje të rëndësishme kulturore, që pritet të ndodhë në Prishtinë, dhe e dyta trashëgimia kulturore e objekteve të rëndësisë së veçantë për kryeqytetin.

 Ministrja Dumoshi theksoi se ngjarjet kulturore në Prishtinë e edhe në qytetet e tjera të Kosovës përveçse e pasurojnë jetën kulturoro-sociale e ndihmojnë Kosovën të futet në  kalendarët kulturorë të Evropës e botës.

 Ministrja Dumoshi dhe drejtoresha Basholli u dakorduan edhe për takime të tjera, në të cilat edhe më në detaje do të shqyrtohen mundësitë për punën e përbashkët për kulturën në përgjithësi. Zëri