Shfaqja e fundit e Bekim Lumit kthehet në TKK

Shfaqja e fundit e Bekim Lumit kthehet në TKK

Kultura February 18, 2020 - 20:13

Teatri Kombëtar i Kosovës ka bërë të ditur se që nga data 24 shkurt rikthehet në repertorin e rregullt shfaqja e regjisorit të ndjerë Bekim Lumi, shkruan zeri.info.

 “Me propozim të menagjmentit dhe me miratim të Këshillit Drejtues të TKK-së si dhe me gatishmërinë e aktorëve të shfaqjes, të cilët i falënderojmë, shfaqja “Arturo UI”, do të jetë në repertorin e rregullt të TKK-së për periudhe njëvjeçare (deri me 01.02.2021). Besojmë se veprat, artin dhe kujtimet për artistë të nivelit të prof. Bekim Lumit, mund t’i mbajmë të gjalle vetëm duke ruajtur dhe mbajtur gjallë artin e tyre. Vetëm kështu mund të ndërtojmë një traditë për ruajtjen dhe kultivimin e vlerave teatrore”, thuhet në njoftimin e TKK-së.

TKK njofton gjithashtu që nga data 09-13 Mars 2019, ekipi i shfaqjes “Arturo UI”, do të jenë pjesëmarrës në festivalin ndërkombëtar të teatrove BURSA INTERNATIONAL THEATER FESTIVAL, në vazhdën e festivaleve të shumta që ka marrë pjesë dhe atyre që do të pasojnë. Zëri