Vijon në Prishtinë 'Java e Filmit Shqiptar'

Vijon në Prishtinë 'Java e Filmit Shqiptar'

Kultura February 18, 2020 - 08:05

Më 17 shkurt në kinemanë ABC në kryeqytet ka filluar "Java e Filmit Shqiptar". Programi i kësaj “Jave” është hartuar për nder të 12-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, që u shënua dje me një varg aktivitetesh.  Mbrëmjen e së hënës u shfaq për herë të parë filmi "Skënderbeu", i restauruar dhe i përpunuar në laboratorët e Italisë. Në këtë ngjarje ishin të ftuar personalitete publike dhe të kulturës, ndërsa do të vijnë edhe kineastë nga Shqipëria. Pas shfaqjes së filmit pasoi një koktej dhe një debat, shkruan sot gazeta "Zëri".

Këtë të martë shfaqet filmi "Nëntori i dytë", i regjisorit të famshëm Viktor Gjika dhe "Tomka dhe shokët e tij". Filmi "Nëntori i dytë" është restauruar e përpunuar në SHBA.

“Java e Filmit Shqiptar” organizohet nga “Kosovafilmi”, e mbështetur nga Ministria e Kulturës, e Rinisë dhe e Sporteve dhe Arkivi i Filmit Shqiptar. Për të gjithë adhuruesit e filmit shqiptar hyrja do të jetë pa bileta. Zëri