Maqedonia e Veriut shpërblen filmin që e dërgoi në 'Oscar'

Maqedonia e Veriut shpërblen filmin që e dërgoi në 'Oscar'

Kultura February 11, 2020 - 17:44

Ekipi i filmit “Toka e Mjaltit” do të shpërblehet me tre milionë denarë. Kështu ka vendosur qeveria maqedonase në seancën e fundit. Ky vendim u mor për shkak se “Toka e Mjaltit” u bë filmi i parë në historinë e kinematografisë maqedonase, që u nominua për “Oscar”, shkruan zeri.info.

Për këtë vendim ka informuar ministrja e Financave, Nina Angellovska. “’Mjaltit’ tonë, dje e fituan çmimin ‘Oskar’ më të vlefshëm - për njerëzi, thjeshtësi, ndërgjegjësim për mjedis jetësor dhe zemër të madhe. I fituat zemrat tona dhe të miliona njerëzve nëpër botë dhe me një gjest simbolik duam t’ju falënderojmë, prandaj sonte sollëm vendim në seancë qeveritare për shpërblim në para prej 3 milionë denarësh për ekipin ‘Mjaltit’. Pasi i dhatë epitetin ‘Mjaltë’ vendit tonë. Pasi na bëtë shumë krenarë”, ka shkruar Angellovska.

Filmi dokumentar “Toka e Mjaltit” nuk fitoi “Oskar”, por ishte nominuar në kategorinë për “Filmin Dokumentar më të Mirë”. Zëri