Me ekspozitë e me film u shënua Dita Ndërkombëtare e Kujtimit të Holokaustit

Me ekspozitë e me film u shënua Dita Ndërkombëtare e Kujtimit të Holokaustit

Kultura January 28, 2020 - 10:28

Misioni i OSBE-së dhe Bashkësia Hebraike e Kosovës kanë shënuar të hënën Ditën Ndërkombëtare të Kujtimit të Holokaustit. Në Prizren u mbajt një panel diskutimi dhe u shfaq një ekspozitë fotografike për viktimat e Holokaustit, si dhe për historinë e kulturën hebraike në Kosovë.

Ambasadorë, krerë të organizatave ndërkombëtare, përfaqësues të bashkësive fetare, institucione dhe parti politike morën pjesë në këtë ngjarje. Pjesëmarrësve  u është drejtuar presidenti Hashim Thaçi, shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadori Jan Braathu, kreu i Bashkësisë Hebraike të Kosovës, Votim Demiri, zëvendësshefi i Misionit të Ambasadës Amerikane në Kosovë, Nicholas Giacobbe dhe kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka.

 Edhe Ministria e Kulturës, e Rinisë dhe e Sportit, në bashkëpunim me Qendrën Kinematografike të Kosovës dhe me “AS Film”-in, për nder të Ditës Përkujtimore të Holokaustit, ka shfaqur filmin dokumentar “Përqafimi i fatit”, me regji të Jakov Sedlarit, në Teatrin Kombëtar të Kosovës.Zëri