Katër filma nga Besim Ugzmajli shfaqen në Prishtinë

Katër filma nga Besim Ugzmajli shfaqen në Prishtinë

Kultura January 23, 2020 - 10:56

Regjisori Besim Ugzmajli për herë të dytë për publikun në Kosovë do t’i shfaqë katër nga filmat e tij të fundit: “Erë”, “The Eaters”, “Rruga” dhe “Më fal”. Pas Ferizajt, ku u prezantuan para disa ditësh, këta filma do të shfaqen në kinemanë “Armata” në Prishtinë më 30 janar, me fillim nga ora 20:00. Filmat janë në gjuhën shqipe me titra në gjuhën angleze, shkruan sot gazeta "Zëri".

Filmat e lartpërmendur janë punuar së fundmi nga regjisori Besim Ugzmajli dhe janë shfaqur në qindra festivale të filmit në botë, duke u shpërblyer me dhjetëra çmime ndërkombëtare, si në Evropë, ashtu edhe në SHBA. Artistë profesionistë dhe të rinj që kanë treguar suksese më botën e kinematografisë kanë qenë të angazhuar në këto projekte, si: Gresa Pallaska, Agron Shala, Sunaj Raca, Hafir Bislimi, Labinot Lajçi, Xhejlane Tërbunja, Mevlan Saraçi, Avni Abazi, Igballe Qena, Semira Latifi, Kushtrim Asllani, Sherif Bega, Milot Salihu, Orgesa Mehmeti, Ekrem Sopi, Adrian Obertinca, Orik Berani, Latif Hasolli, Memli Kelmendi, Adonis Krasniqi dhe Gëzim Rama.

Pas shfaqjes së filmave ngjarja do të përcillet me një diskutim të hapur mes regjisorit dhe publikut. Zëri