“Comentum”, libri i ri i Ag Apollonit

“Comentum”, libri i ri i Ag Apollonit

Kultura January 15, 2020 - 10:29

Shkrimtari dhe profesori universitar Ag Apolloni, ka botuar librin e tij më të ri, i cili titullohet “Comentum”. “Comentum” është vëllimi i parë i një serie me komente që Apolloni po bën mbi letërsinë dhe fenomenet letraro-kulturore. Siç ka njoftuar vetë autori, ky është vetëm vëllimi i parë, ndërsa gjatë vitit do të botohen edhe disa vëllime të tjera. “Dhjetë vëllime që i kam shkruar përgjatë pesëmbëdhjetë vjetësh janë gati, kurse të tjerët janë në fazën e përpunimit. Objekt i këtij libri është letërsia botërore dhe letërsia shqipe .Në vëllimin e parë i kam thënë lamtumirë postmodernizmit. Në vëllimet e tjera trajtohen tema të tjera”, ka bërë të ditur Apolloni.

Ky është libri i njëmbëdhjetë i këtij autori. Ag Apolloni (13 qershor 1982) është prozator, poet, dramaturg, studiues dhe eseist shqiptar. Ai është profesor në Universitetin e Prishtinës.  Apolloni është laureat i çmimit “Rexhai Surroi” në vitin 2013, i cili u shpërblye për romanin e tij “Ulurima e ujkut”. Kurse në vitin 2017 për dramën “Hamleti simbas Horacit” Apolloni mori çmimin “Drama më e Mirë e Vitit” nga Teatri Kombëtar i Kosovës.Zëri