Fshati që frymëzoi “Frozen” pushtohet nga turistët

Fshati që frymëzoi “Frozen” pushtohet nga turistët

Kultura January 15, 2020 - 10:26

Fshati alpin Halltatt, i ngritur në malet Salzkammergut të Austrisë, është bërë destinacion për shumë turistë. Arsyet pse njerëzit vizitojnë këtë pjesë të maleve austriake janë të shumta. Një ndër to se ky vend ky film ka shërbyer si frymëzim për një film shumë të suksesshëm. Bëhet fjalë për filmin e animuar “Frozen”, pjesa e dytë e së cilit u dha premierë në fund të vitit 2019. Popullsia e këtij vendi të mbrojtur nga UNESCO-ja është vetëm 780 banorë, por numri i turistëve që mbërrijnë çdo ditë e kapërcen disafish: thuajse 10 mijë vizitorë në ditë. Përtej mundësive të pafundme që ka, Hallstatt është i famshëm tani si frymëzimi i Arendelles, mjedisi i fantazuar ku zhvillohet seria e famshme e filmit “Frozen” të “Disney”-t. Ai është mjaft i popullarizuar sidomos ndërmjet turistëve aziatikë, e nxitur kjo pjesërisht nga fakti se ekziston një kopje kineze e fshatit, e ndërtuar në provincën Guangdong në vitin 2011. Tani ky fshat i famshëm po përpiqet se si të menaxhojë fluksin e madhe të vizitorëve. Michelle Knoll, menaxhere për bordin e turizmit të Hallstatt, tha për CNN-në se këtu do të fokusohen te një turizëm cilësor në të ardhmen.

Rikujtojmë se “Frozen” është një film i animuar 3D, i prodhuar nga “Walt Disney Animation Studios” dhe i shpërndarë nga “Walt Disney Pictures”. Është filmi i 53-të i animuar nga kompania e “Walt Disney”-t, i inspiruar nga përralla "Mbretëresha e dëborës" nga Hans Christian Andersen. Shumë kritikë filmash e konsiderojnë “Frozen” si filmin më të mirë të animuar nga “Disney” që prej atyre të periudhës së renesancës. Filmi pati një sukses shumë të madh edhe në treg, grumbulloi afro 1.3 miliard dollarë nga fitimet botërore, që e bën atë filmin me fitimet më të larta të të gjitha kohërave, njëkohësisht dhe më të shiturin. Filmi tregon historinë e princeshës së Arendelës, Elsës, e cila zotëron fuqi magjike me të cilat mund të krijojë ose të kontrollojë akullin e dëborën. Një natë ajo pa dashje plagosë motrën e saj të vogël, Anën, gjersa ato po luanin. Prindërit e tyre të tronditur, mbreti dhe mbretëresha, kërkojnë ndihmë nga mbreti Troll, i cili e shëron Anën dhe ia largon kujtimet për magjitë e Elsës. Ata i izolojnë fëmijët e tyre në kështjellë derisa Elsa të mësojë t'i kontrollojë fuqitë e saj magjike. E frikësuar se mos lëndon Anën përsëri, Elsa kalon shumicën e kohës së saj e vetme në dhomë dhe gjersa ato rriten ndahen gjithnjë e më tepër nga njëra-tjetra, ndërkaq prindërit e tyre vdesin në det gjatë një stuhie. Filmi rrëfen se si Elsa dhe Ana përballen me magjinë dhe të shkuarën e familjes së tyre duke arritur të shpëtojnë Arendelën.Zëri