Cineplexx feston ditëlindjen e tretë me super-ofertë, të gjitha biletat 2,00 euro

Cineplexx feston ditëlindjen e tretë me super-ofertë, të gjitha biletat 2,00 euro

Kultura December 13, 2019 - 16:34

Me 17 dhjetor, kinemaja Cineplexx feston ditelindjen e tretë dhe me këtë rast të gjitha biletat 2D,3D dhe VIP do të jenë vetëm 2,00 Euro, në të dy kinematë në Prishtinë dhe Prizren. Biletat tashmë janë në shitje, për filmat më të ri si: Jumanji 2, Last Christmas, Frozen 2, Knives Out e shumë të tjerë, me super çmim 2,00€, dhe meny speciale për vetëm 3,00€.

Më poshtë mund të mesoni se cilët filma mund t’i shikoni gjatë kësaj dite:

Image

Jumanji: The Next Level

Filmi i dytë i Jumanji i gjen protagonistët të rikthyer brenda video-lojës për të shpëtuar njërin prej tyre, por ata zbulojnë se gjërat nuk janë ashtu siç i prisnin. Lojtarët duhet të përballen me sfida te panjohura, prej shkretëtirave të thata deri tek malet me dëborë, në mënyrë që të shpëtojnë prej lojës më të rrezikshme në botë. Me super aktorët Dwayne the Rock Johnson, Kevin Hart, Jack Black, etj

Image

Last Christmas

Një nga filmat më të mirë për festa të fundvitit momentalisht. Filmi flet për Kate, një vajzë e re e cila shpesh merr vendime të gabuara. I fundit i tillë ishte pranimi i punës si elfi i Babagjyshit në një dyqan. Megjithatë, atje ajo takohet me Tomin. Jeta e Kate merr një kthesë të re, por asaj gjërat i duken shumë të bukura për të qenë të vërteta.

Image

Frozen 2

Në këtë vazhdim të filmit Frozen, i cili me kalimin e viteve u bë ndër filmat më të dashur për fëmijë, Anna, Elsa, Kristoff dhe Olaf do të shkojnë thellë në pyll për të mësuar të vërtetën e misterit të lashtë të mbretërisë së tyre. Ata do të përpiqen të mësojnë burimin e fuqive të Elsës, dhe misterin e një pylli të lashtë e të errët, në mënyrë që të shpëtojnë mbretërinë e tyre.

Image

Falco

Historia e “Falco Laçjanit”, Skifterit, personazhit të famshëm që jetonte duke grabitur shtëpitë e të pasurve italianë, një natë të bukur pune i bie telefoni dhe e lajmërojnë që do të bëhet deputet. Një film nga komediani i njohur shqiptar, Bes Kallaku.

Cineplexx gjithashtu do të shfaq edhe filma tjerë gjatë kësaj dite speciale.

Biletat për këtë event mund t’i blini çdo ditë prej orës 15:00 në Cineplexx, ndërsa më shumë informata rreth filmave mund t’i gjeni në webfaqën e Cineplexx

 

Ky është artikull i sponsorizuar.