Osmani: Çmimi Nobel për Handke, do të inkurajonte përkrahësit e krimeve të fshihen pas veprës artistike

Osmani: Çmimi Nobel për Handke, do të inkurajonte përkrahësit e krimeve të fshihen pas veprës artistike

Kultura December 10, 2019 - 16:21
Detajet

Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani ka thënë se nuk duhet mohuar gjenocidi e lëre më të shpërblehet.

Përmes një postimi në Twitter, Osmani ka shkruar se Çmimi Nobel për Peter Handke do të inkurajonte përkrahësit e regjimeve gjenocidale të fshihen pas veprave artistike.

“Mohimi i gjenocidit nuk duhet të normalizohet, e lëre më të shpërblehet. Çmimi Nobel për Handke do të inkurajojë përkrahësit e regjimeve gjenocidale dhe kriminale të fshihen pas veprës artistike dhe të justifikohen për fajësimin e viktimave, në vend të autorëve” , ka shkruar Osmani.