'Mat', komedia që vë përballë njeriun me vdekjen

'Mat', komedia që vë përballë njeriun me vdekjen

Kultura December 10, 2019 - 10:31

Së shpejti në skenën e teatrit “Dodona” në Prishtinë do të ngjitet komedia e Ag Apollonit, “Mat”. Regjinë është duke e bërë Ben Apolloni, kurse në dy rolet e kësaj komedie do të paraqiten aktorët: Brahim Basha në rolin e Matit dhe Adelina Halitjaha në rolin e Vdekjes. Kurse kostumet do t’i realizojë Egzon Kazagaqi, shkruan sot gazeteta "Zëri".

Komedia “Mat” është një rrëfim për një burrë, që takohet me vdekjen e tij. “Mat” është një komedi përplot situata komike, dialogë shumë inteligjentë e përplot humor, që jep mundësi të jashtëzakonshme për aktorët për të shfaqur aftësitë e tyre interpretuese, por edhe mundësi leximi kreativ nga regjisorët.

Provat për këtë shfaqje kanë filluar qe disa javë dhe së shpejti pritet premiera në teatrin “Dodona” në Prishtinë. Realizimi i shfaqjes është përkrahur nga MKRS-ja dhe nga Komuna e Prishtinës. Zëri