“Netflix”-i prezanton filmat festivë të këtij viti

“Netflix”-i prezanton filmat festivë të këtij viti

Kultura December 09, 2019 - 10:22

Platforma “Netflix” tashmë ka publikuar listën e filmave të Krishtlindjeve, të cilët duhet t’i shikoni në prag të festave të fundvitit. Gazeta “Zëri” jua sjell listën e filmave festivë, të cilët kjo platformë botërore i rekomandon


1. “A Christmas Prince: The Royal Baby” (2019)

 

“Netflix”-i ka përfunduar trilogjinë e tij të parë me ardhjen e filmit të tretë “A Christmas Prince”. Në këtë pjesë të re të filmit do të kthehen të gjitha fytyrat e rregullta për një shëtitje tjetër të Krishtlindjes, por më e rëndësishmja, një fytyrë e re është duke iu bashkuar.
Ja çfarë mund të prisni te filmi i tretë: Është koha e krishtlindjeve në Aldovia dhe një fëmijë mbretëror është rrugës që t’i bashkohet familjes. Amber dhe Richard presin mbretëreshën nga një mbretëri larg për të rinovuar një armëpushim të lashtë, por kur traktati i paçmuar 600-vjeçar zhduket paqja vihet në rrezik dhe një mallkim i lashtë kërcënon familjen e tyre.


2. “A Cinderella Story: Christmas Wish”


Skenari i Hirushes është përdorur në shumë formate gjatë këtij viti, duke përfshirë edhe klasikun e mirënjohur të animuar “Disney” dhe gjithashtu adaptimin e Hillary Duffit 2004.
Ky film është i drejtuar nga Michelle Johnston dhe interpreton Laura Marano e Gregg Sulkin. Në këtë film tregohet historia e një këngëtareje, e cila pavarësisht njerkës së saj të kotë dhe motrave të liga punon si një elf në një pemë të Krishtlindjes dhe gjen mrekullinë e saj të festave.


3. “Holiday Rush”


 

Me regji të Leslie Smallit, kjo komedi romantike sheh një DJ të radios, i cili përjashtohet nga puna gjatë sezonit të festave dhe punon me fëmijët e tij për t'u rikthyer në radio. Në mesin e kastit të aktorëve janë: Deon Cole, binjaket Selena-Marie Alphonse dhe Andrea-Marie Alphonse, La La Anthony, Tamala Jones dhe Charlton Lamar.

4. “Super Monsters Save Christmas” & “True: Winter Wishes”


Dy filma specialë u shtuan te titujt e fëmijëve në “Netflix”. “Super Monsters Save Christmas” është një speciale që sheh pëlqimet e Werewolfit, Frankensteinit dhe të tjerët bashkohen. Është festa e Krishtlindjes në Pitchfork Pines dhe Super Monsters po bashkojnë forcat për të mbuluar sallat, ta gjejnë renë e zhdukur të Santës dhe për të shpëtuar festën. Kurse te “True: Winter Wishes” e shohim Truen duke u përpjekur për të shpëtuar “Wishfest”-in. Një kristal akulli nga një mbretëri e ngrirë po ngrin gjithçka në mbretërinë Ylber, edhe qytetarët e saj. Filmi tregon se a mundet True të shpëtojë “Wishfest”-in dhe miqtë e saj.



5. “The Knight Before Chrismas”


Vanessa Hudgens kthehet për filmin e saj të dytë në “Netflix”, në kohën e Krishtlindjeve sikurse me “The Princess Switch”, që ishte publikuar në një kohë të ngjashme vitin e kaluar. Aventura e re e komedisë romantike e sheh një kalorës anglez të teleportuar në kohën e sotme moderne, i cili bie në dashuri me një mësuese të shkollës së mesme.

6. “Klaus”


Filmi i animuar i “Netflix”-it vjen nga Spanja me një ekip të talentuar, që punon në vizualitete. Filmi flet për një miqësi të goditur mes Klausit dhe Jesperit, një postier i përulur që ka pasur një rivalitet për vite me radhë. Ndër zërat e zgjedhur në kastin e aktorëve për “Klaus"-in janë: Rashida Jones, Joan Cusack, J.K. Simmons, dhe Jason Schwartzman.

7. “Let It Snow”


Ky film tregon për dramën e Krishtlindjes në shkollën e mesme rreth një stuhie dëbore, që goditi një qytet të vogël, duke detyruar të moshuarit e shkollës së mesme të shkaktojnë kërdi në prag të Krishtlindjeve. Është një dramë e adoleshentëve dhe nëse e pëlqeni “Riverdale”-in do të ndiheni sikur jeni në shtëpi. Filmi ka marrë vlerësime të përziera, por ekipi i aktorëve ju mban të fiksuar. Ka mjaft fytyra të njohura në këtë film si: Kiernan Shipka (Chilling Adventures of Sabrina), Liv Hewson (Santa Clarita Diet), Isabela Mercer dhe Odeya Rush. Filmi është shkruar nga Laura Solon, Victoria Strouse dhe Kay Cannon. Ai bazohet në librin me të njëjtin emër.



8. “A Holiday Engagement”


Ky është një film i Krishtlindjeve në Hallmark, që “Netflix”-i ka zgjedhur për sezonin e festave 2019. Sezoni i festave ka mbërritur, por Hillary ka pësuar një tronditje, pasi që i dashuri i saj e ka braktisur. Për të shmangur sikletin ajo punëson një aktor për të luajtur rolin e të fejuarit të saj gjatë fundjavës së falënderimeve. Në këtë film luajnë aktorët: Bonnie Somerville, Shelley Long, Jordan Bridges dhe drejtohet nga Jim Fall.Zëri