Infektuar: 15574
Shëruar: 13492
Vdekur: 625
Komuna e Prishtinës publikon programin festiv për Vitin e Ri

Komuna e Prishtinës publikon programin festiv për Vitin e Ri

Kultura December 05, 2019 - 10:35

Edhe këtë vit Komuna e Prishtinës ka përgatitur një program festiv muzikor me rastin e ndërrimit të motmotit. “Prite n’shesh” titullohet seria e koncerteve, që do të mbahen këtë muaj pikërisht në sheshet e Prishtinës, ku edhe është vendosur tregu dimëror “Verë n’dimër”, shkruan sot gazeta "Zëri".

“Prite n’shesh” u hap mbrëmë me një koncert të Labinot Avdiut, i përcjellë edhe nga grupe e muzikantë të tjerë si: “Gesundehit”, “Gipsy Groove”, Shpat Deda, “Funk Off”, Nesim Maxhuni, Vala Mulliqi e Denis Rexhepi.

E mbrëmjet muzikore në qendër të Prishtinës do të vazhdojnë radhazi nga 11 dhjetori e deri në fund të muajit. Nga programi i publikuar merret vesh se në këto koncerte do të performojnë: “Asgjë sikur dielli”, “Zëada Band”, Nezafete Shala etj.

Si zakonisht në natën e Vitit të Ri do të mbahet një koncert me grup artistësh dhe qytetarët mund ta presin ndërrimin e motmotit në qendër të qytetit. Zëri