Filmi i animuar 'Frozen 2' arrin në Cineplexx Prishtinë dhe Prizren me shumë shpërblime

Filmi i animuar 'Frozen 2' arrin në Cineplexx Prishtinë dhe Prizren me shumë shpërblime

Kultura November 21, 2019 - 11:11

Njëri prej filmave të shumë pritur për fëmijë po arrin në 'Cineplexx'! Kinemaja austriake, për filmin' Frozen 2' do të organizojë eventin Dita e Familjes, ku do të ketë shumë shpërblime dhe aktivitete. Ky event dy ditor do të mbahet në kinemanë në Prishtinë në 'Albi Mall", si dhe në kinemanë e sapo hapur në Galeria Shopping Mall në Prishtinë. Biletat kanë dalë në shitje javë më parë për këtë event, sepse interesimi është jashtëzakonisht i madh, shkruan zeri.info. 

Në këtë vazhdim të filmit 'Frozen', i cili me kalimin e viteve u bë ndër filmat më të dashur për fëmijë, Anna, Elsa, Kristoff dhe Olaf do të shkojnë thellë në pyll për të mësuar të vërtetën e misterit të lashtë të mbretërisë së tyre. Ata do të përpiqen të mësojnë burimin e fuqive të Elsës, dhe misterin e një pylli të lashtë e të errët, në mënyrë që të shpëtojnë mbretërinë e tyre. Në regjinë e filmit rikthehen Jennifer Lee dhe Chris Buck, dy bashkëpuntorët edhe në filmin e parë, me të cilin u shpërblyen me çmimin Oskar. 

Image

Eventi për filmin 'Frozen 2' do të mbahet më 23-24 nëntor, prej orës 12:00 deri 16:00, ku fokusi kryesor do të jetë pikërisht premiera e këtij filmi. Për fëmijët do të ketë shumë shpërblime dhe aktivitete si:

9x Lodra Frozen nga @theentertainer_ks
6x Gift Cards në vlerë prej 40€ nga @blukidskosova
6x Gift Cards në vlerë prej 40€ nga @lindexkosova
3x Gift Cards në vlerë prej 50€ nga @guesskosovo
6x libra Mbretëresha e Akullt nga @librariabuzuku
Facepainting
 Maskota

 

 

Për më tepër informata rreth eventit dhe orareve vizitoni webfaqen e Cineplexx Kosovo

Ky është artikull i sponsorizuar.