“Skënderbeu – Ose dashuri dhe liri” sonte në TKK

“Skënderbeu – Ose dashuri dhe liri” sonte në TKK

Kultura November 18, 2019 - 10:53

Teatri Kombëtar i Kosovës do të shfaqë sot në mbrëmje, në orën 20:00, reprizën e shfaqjes “Skënderbeu – Ose dashuri dhe liri” me tekst të Tomas Winkopit dhe të Fadil Hysajt, në regji të Fadil Hysajt. Shfaqja rrëfen përpjekjet e një regjisori, i cili me një trupë aktorësh mundohet ta vërë në skenë dramën e dramaturgut anglez Tomas Winkop “Skënderbeu – Ose dashuri dhe liri”, e shkruar tre shekuj më herët.

Koncepti inskenues që krijon ky regjisor në mendjen e tij nga drama e Winkopit e ballafaqon atë me vështirësi të mëdha gjatë inskenimit, meqë ai me kohë e kupton se lënda që i ofrohet nga autori dhe ajo që me ngulm mundohet të nxjerrë nga aktorët janë të pamjaftueshme për ta sjellë të gjallë në skenë vizionin e tij për Skënderbeun. Me rolet e tyre në këtë shfaqje paraqiten aktorët: Bujar Ahmeti, Dibran Tahiri, Bislim Muçaj, Armend Baloku, Ismet Azemi, Faris Berisha, Shpëtim Kastrati, Shpëtim Selmani, Donika Ahmeti, Sheqerie Buçaj, Teuta Krasniqi, Vjosa Tashollli , Edona Reshitaj, Afrim Muçaj, Adhurim Demi dhe Naim Berisha.Zëri