Nis edicioni i tretë i 'Prishtina International Theater Festival'

Nis edicioni i tretë i 'Prishtina International Theater Festival'

Kultura nëntor 05, 2019 - 10:27

“Shumë zhurmë për asgjë”, “Truth or Dare”, “The Actor Human”, “Bretkosa”, “Moskow Selim”, si dhe “Volis Ti Me”, janë shfaqjet që do të jepen në teatrin “Faruk Begolli”, në kolegjin AAB, në kuadër të festivalit “Prishtina International Theater Festival”, shkkruan sot gazeta "Zëri".

Kjo ngjarje artistike u hap të hënën me shfaqjen “Bretkoca” të Burbuqe Berishës. Në një konferencë për medie, që i parapriu hapjes së festivalit, Ilir Tafa, drejtori i përgjithshëm i festivalit, ka treguar se këtë vit presin trupa teatrale nga disa vende të rajonit. “Ky festival nuk do të dallojë shumë nga festivalet tjera për arsye se do të kemi shfaqje nga rajoni: Kroacia, Greqia, Maqedonia Veriore, Bullgaria. Pasi ky festival do të jetë garuese, ne do t’i përzgjedhim ‘Shfaqjen më të Mirë, ‘Regjinë më të Mirë’, si dhe “Aktorja e Aktori më i Mirë’ përmes një jurie profesionale”, bëri të ditur Tafa.

Festivali i Teatrit, që do të mbahet në kolegjin AAB, do të zgjasë deri më datë 9 nëntor. Për vlerësimin e shfaqjeve do të ketë një juri gjithëpërfshirëse, njëra do të jetë profesionale, tjetra studentore dhe një mediale. Ky është edicioni i tretë i këtij festivali. Zëri