Olga Tokarczu dhe Peter Handke, laureatë të ‘Nobelit për Letërsi’

Olga Tokarczu dhe Peter Handke, laureatë të ‘Nobelit për Letërsi’

Kultura October 10, 2019 - 13:00

Shkrimtarja polake Olga Tokarczu është fituese i çmimin “Nobel për Letërsi” për vitin 2018. Kjo u bë e ditur pak minuta më parë nga Akademia suedeze “Nobel”. Kurse shkrimtari austriak Peter Handke është fitues i çmimin “Nobel për Letërsi” për vitin 2019, shkruan zeri.info.

Edhe këtë vit në garë për “Nobelin për letërsi” ishte shkrimtari i mirënjohur shqiptar, Ismail Kadare. Rikujtojmë se sivjet u dhanë dy çmime “Nobel për Letërsi”, për vitin 2018 dhe 2019. Ky vendim u mor pasi që vitin e kaluar, për shkak të disa skandaleve brenda akademisë suedeze, ky çmim nuk u nda fare. 

“Nobeli për Letërsi” ndahet çdo tetor, siç kërkohet në testamentin e shkencëtarit Alfred Nobel, “Për njeriun që ka krijuar në fushën e letërsisë veprën më të vlefshme me një drejtim ideal”. Prej vitit 1901 këtë çmim e kanë fituar 113 njerëz, prej të cilëve vetëm 14 kanë qenë gra. Zëri