Violonçelisti rus hapi edicionin e 20-të të 'Kosova KamerFest'-it

Violonçelisti rus hapi edicionin e 20-të të 'Kosova KamerFest'-it

Kultura September 18, 2019 - 13:27

Denis Shapovalov, violonçelisti i mirënjohur rus, ka hapur të martën edicionin e njëzetë të festivalit “Kosova Kamerfest 2019”. Në koncertin  e mbrëmjes së parë të Festivalit, të titulluar “KamerFest Fishekzjarrët”, fitues i çmimit të parë në konkursin prestigjioz “Tchaikovsky”, Denis Shapovalov me orkestrën harkore të festivalit performoi para publikut në Prishtinë veprat e Vivaldit, të Rossinit, të Shapovalovës. Koncerti u mbajt sonte në amfiteatrin e Bibliotekës Kombëtare, Prishtinë, në orën 20:00.

Sivjet në këtë edicion jubilar do të performojnë rreth 40 artistë botërore e mbarëshqiptarë dhe ansamble harkore, pianistike e frymore.

Sponsor gjeneral i “Kosova KamerFest 2019” do të jetë Ministria e Kulturës, e Rinisë dhe e Sportit, si dhe Ambasada e SHBA-së, e Austrisë dhe e Francës. Trembëdhjetë koncerte do të realizohen në amfiteatrin e Bibliotekës Qendrore të UP-së përpos koncertit të mbrëmjes përmbyllëse, i cili do të realizohet në Pallatin e Rinisë, në Sallën e Kuqe.Zëri