Ndërroi jetë fotografi i famshëm Robert Frank

Ndërroi jetë fotografi i famshëm Robert Frank

Kultura September 12, 2019 - 10:28

Robert Frank, një nga fotografët më me ndikim në botë të shekullit njëzet, ka vdekur në moshën 94-vjeçare. Frank, i cili lindi në Zvicër, por emigroi në Shtetet e Bashkuara në vitin 1947, ishte i njohur më së miri për veprën e tij “Americans”, një libër që dokumentoi udhëtimin e tij 10.000 milje në Amerikë në kulmin e Luftës së Ftohtë. I botuar së pari në Francë dhe më pas në SHBA, libri u vlerësua gjerësisht nga kritikët, pasi përshkruan një vend të mprehtë në kundërshtim me Amerikën e portretizuar nga Hollywoodi dhe nga njerëzit e reklamave, shkruan sot gazeta "Zëri".

Earl A Powell III, historian i artit dhe drejtori i muzeut, tha se puna e Frankut tregonte "një popull të rrënuar nga racizmi, shpesh i keqshërbyer nga politikanët e tyre, i intoksikuar me mediet dhe të famshmit si dhe i inatosur me shpejtësi e lëvizje".

Në shkrepjet e tij të panumërta gjatë karrierës, Robert Frank cilësohet si një fotograf i cili nuk ka vrapuar pas të famshmëve, por ka arritur me sukses të përjetësojë jetën e njerëzve të zakonshëm dhe të vërtetën shoqërore të Amerikës. Zëri