Asociacioni i Arkitektëve demanton lajmin se është shkarkuar drejtori Valdet Osmani

Asociacioni i Arkitektëve demanton lajmin se është shkarkuar drejtori Valdet Osmani

Kultura shtator 09, 2019 - 22:29
Detajet

Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës e ka demantuar lajmin se është shkarkuar kryetari i saj, Valdet Osmani, për të cilin kishte raportuar edhe "Zeri.info".

Sipas këtij institucioni, Osmani nuk është shkarkuar dhe madje as nuk është mbajtur kuvend.

Ky asociacion përmes një njoftimi ka bërë të ditur se janë dorëzuar kallëzime penale ndaj Ilir Blakajt, Astrit Nioxha, Ilir Murselit, Xhafer Plakiqit, Ideal Vejsas e Blerta Vulës, përcjell zeri.info.

Njoftimi i plotë:

E nderuara Redaksi

Ju informojmë se sot keni vendosur një lajm  të rremë lidhur me kinse shkarkimin e Kryetarit Valdet Osmani. Ju njoftojmë se Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës nuk ka mbajtur kuvend e as që ka shkarkuar Valdet Osmanin, e personat në lajmërimin tuaj as që janë anëtarë të asociacionit.

Ju informojmë, se ne kemi bë kall ëzim penal ndaj mashtruesve dhe falsifikatorëve si Ilir Blakaj, Astrit Nioxha, Ilir Murseli, Xhafer Plakiqi, Ideal Vejsa, Blerta Vula dhe disa të tjerë pasi ata janë të përfshirë në vepra të dyshuara penale për krim të organizuar.
Prandaj lajmi është i rremë.