Filmi “Më dërgo në një vend të mirë” triumfon në Sarajevë

Filmi “Më dërgo në një vend të mirë” triumfon në Sarajevë

Kultura August 24, 2019 - 10:15
Lexoni detajet

Një film boshnjako-holandez me titull “Më dërgo në një vend të mirë” (Take Me Somewhere Nice) ka fituar çmimin kryesor në Festivalin e Filmit në Sarajevë, që këtë vit ka shënuar edicionin e 25-të. Filmi i regjisores boshnjake Ena Sendijareviq paraqet një vajzë, e cila largohet nga Holanda e udhëton drejt vendlindjes së saj në Bosnjë e Hercegovinë për ta vizituar babanë e sëmurë që nuk e ka parë kurrë, shkruan gazeta "Zëri".

Filmi është shpërblyer me 17,736 dollarë, bashkë me çmimin “Zemra e Sarajevës”.

Përgjatë ditëve të festivalit janë prezantuar 54 filma në katër kategori të ndryshme. Shumica e filmave janë përqendruar në çështje të Evropës Juglindore. Çmimin për “Aktorin më të Mirë” e ka fituar Levan Gelbakhiani për rolin e tij në filmin gjeorgjian “Dhe më pas ne kërcyem” (And Then We Danced).

Aktorja bullgare Irini Jambonas ka fituar çmimin për “Aktoren më të Mirë” për rolin e saj në filmin “Ciklet” (Rounds).

Festivali i Filmit në Sarajevë është themeluar gjatë luftës në Bosnjë e Hercegovinë në vitet 1990 dhe prej atëherë është kthyer në industrinë më të madhe të kësaj fushe në rajon, duke përfshirë edhe Austrinë, Rusinë e Turqinë./ZERI