'Të fala nga Gjilani' pret mërgimtarët me muzikë e me poezi

'Të fala nga Gjilani' pret mërgimtarët me muzikë e me poezi

Kultura gusht 21, 2019 - 09:48

Ditën e mërkurë të 21 gushtit, me fillim nga ora 19:00, te pjesa e argjendarëve të qytetit në Gjilan, do të jepet performanca “Të fala nga Gjilani”, e cila është një vokacion artistik i krijuar për një performancë të hapur ose “open air”. Kjo performancë organizohet në kuadër të aktiviteteve të “Ditëve të Mërgatës”, në bashkëpunim me Drejtorinë për Kulturë, njofton Teatri i Qytetit të Gjilanit.

Në njoftimin e bërë nga organizatorët shkruhet se performanca është një përmbledhje poezish të teksteve, të këngëve super të njohura, të cilat vijnë si parodi përmes recitimit të aktorëve tanë, si: Tringa A. Hasani, Alban Shahiqi, Njomëza Kalaveshi, Avni Shkodra dhe Safete Mustafa. Kurse poezitë e parodizuara mësohet se do të përcillen me muzikë dhe me ndërhyrje të qëllimshme nga Diana Toska dhe nga Ndriqim Bajrami. “Për një fllad veror dhe për një konsumim fantastik kulturor ju mirëpresim nesër te pjesa e argjendarëve”, ftojnë organizatorët. 

Rikujtojmë se “Të fala nga Gjilani” mbahet ditën e mërkurë të 21 gushtit, me fillim nga ora 19:00.