Me mbrëmje poetike plot emocion u kujtua poetja e gazetarja Burbuqe Rushiti

Me mbrëmje poetike plot emocion u kujtua poetja e gazetarja Burbuqe Rushiti

Kultura gusht 15, 2019 - 18:48
Detajet

Në një mbrëmje të qetë në KultPlus Caffe Gallery në kryeqytet, mes lotësh dhe me ndjenja krenarie është nderuar gazetarja dhe poetja Burbuqe Rushiti.

Ajo u “ngjall” në Prishtinë përmes krijmtarisë së saj poetike vetëm dy javë pasi u largua nga kjo botë.

Të mërkurën e 14 gushtit, KultPlus në bashkëpunim me katër artiste vendosën ta kujtonin Burbuqen, pena e së cilës prodhoi gazetari, letërsi dhe tekste këngësh të cilat kanë lënë gjurmët e tyre.

Pjesët nga krijimtaria

Derisa miqtë e kujtuan Burbuqen, Rinori – djali i Burbuqes, përshëndeti të pranishmit duke treguar se ai kishte një nënë të fortë e cila diti që edhe në ditët e rënda të sëmundjes dhe agonisë, të gjente buzëqeshje dhe pozitivitet duke e transmetuar atë edhe tek gjeneratat tjera.

Burbuqja ka punuar disa vjet në ish Radio Televizionin e Prishtinës, në Redaksinë e Kulturës, ndërsa më pas ishte korrespodente e disa mediave në Turqi përfshirë edhe televizionin NTV. Ajo është marrë edhe me përkthime në prozë dhe në poezi, si dhe me kritikë letrare.

Jam grua

Kurrë mos e paç
dorën tënde mbi supin tim
kur malli të kaplon
nëse syrit tim sot në vend të shpresës lotit ja dhuron

Mos lejo, miku im
në muzg të t’mallkoj rinia ime e shkuar
nëpër ditët tua

Merrmë për dore si fëmijën, miku im,
jam grua dhe nuk kam fuqi të kaloj nëpër këtë mal.
Burbuqe Rushiti

e saj poetike, nën shumë emocione i kanë lexuar Ilire Zajmi-shkrimtare, Anisa Ismajli-aktore, Shukrije Gashi-shkrimtare dhe Sibel Halimi- sociologe. 

Të gjithë ata që e njohën dhe e çmuan punën e Burbuqe Rushitit e kanë kujtuar këtë grua plot botë si një person njerëzor dhe profesional. 

Në këtë mbrëmje post-mortum, Burbuqe Rushitin e nderuan me pjesëmarrje mbi njëqind të pranishëm, personalitete të rëndësishme të kulturës dhe medias në vend që mungesën fizike të poetes e zëvendësuan me prezencën e shpirtit të saj artistik

 

Image