Institucioneve të Bujanocit i dhurohen 135 tituj të librave

Institucioneve të Bujanocit i dhurohen 135 tituj të librave

Kultura August 15, 2019 - 09:18
Lexo më shumë detaje

 

Ditën e mërkurë të 14 gushtit, ministri i MRKS-së, Kujtim Gashi ka ftuar në kabinetin e tij disa prej përfaqësuesve të institucioneve të komunës së Bujanocit.

Gashi njofton se arsyeja e mbledhjes ka qenë që lexuesit shqiptarë të Luginës së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit t’i dhurojë si donacion 135 tituj të librave.

“Edhe për qytetarët dhe lexuesit shqiptarë të Luginës së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit dhuruam 135 tituj të librave si donacion për institucionet dhe bibliotekat e tyre. Librat ia dorëzova përfaqësuesve të këtyre institucioneve në takimin që zhvillova sot me ta, në ambientet e MKRS-së”, shkruan Gashi.

Gashi vlerëson se si ministri prioritet i tyre është përkrahja e librit, kurse vëmendje të veçantë meritojnë shqiptarët që jetojnë jashtë Kosovës.

“Si ministri ndër prioritetet tona kemi përkrahjen e librit nëpër të gjitha qendrat regjionale të Kosovës, por vëmendja jonë e veçantë është edhe për shqiptarët të cilët jetojnë jashtë Kosovës, duke përfshirë edhe mbështetjen për aktivitetet e tyre kulturore, rinore dhe sportive”, vlerëson Gashi.

Ndërkaq, në anën tjetër përfaqësuesit e institucioneve të Kulturës nga Kosova Lindore, Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës u shprehën të kënaqur që, siç thuhet në komunikatën e MKRS-së, “për herë të parë kemi një takim me ministrin e Kulturës së Kosovës”, duke falënderuar atë dhe Institucionet e Kosovës për mbështetjen qytetarëve shqiptarë të cilët jetojnë në Kosovën Lindore. Zëri