Kino “Liqeni” u hap për garën ndërkombëtare të filmit të animuar
Foto: Anibar

Kino “Liqeni” u hap për garën ndërkombëtare të filmit të animuar

Kultura korrik 19, 2019 - 10:44

Kastriot Belegu

Festivali Ndërkombëtare i Filmit të Animuar – Anibar, i cili ka filluar me 15 korrik, dhe do të zgjasë deri me 21 korrik 2019, hapi dyert e kinemave të vlerësuara ndër më të bukurat në botë, për adhuruesit e filmit të animuar, në Pejë.

 

Në natën e dytë të festivalit Anibar, Kino “Liqeni” hapi dyert për t’i shfaqur pesët filmat e animuar të Garës Ndërkombëtare I, me kohëzgjatje totale prej një ore. Gjithësej, prej Garës Ndërkombëtare do të jenë 21 filma të animuar, të cilët do të shfaqen gjatë javës së festivalit në Kino Liqeni dhe Kino Kubat (shih programin e edicionit të dhjetë). Programi i parë i Garës Ndërkkombëtare filloj të shfaqet prej orës 20:30 minuta, dhe filmat që u shfaqen ishin:

  1. AGOURO
  2. MUM’S THE WORLD
  3. I’m going out for cigarettes
  4. Sister
  5. Metamorphosis

Kënaqësia e Kino “Liqeni”-it, dhe veçantia e saj është se filmat mund t’i shikoni duke lundruar me vark, çka e bën të dallohet si një prej kinemave më të bukura në botë. Vendndodhja – në zemër të Parkut të Madh të qytetit të Pejës!