Fokion Xenos: Shumica e filmave janë të errët, unë e zgjodha dritën përmes komedisë
Foto: Anibar

Fokion Xenos: Shumica e filmave janë të errët, unë e zgjodha dritën përmes komedisë

Kultura July 19, 2019 - 10:34

Besarta Breznica

 “Heat Wave” është një tjetër film i animuar, i metrazhit të shkurtë që garon në kategorinë e filmit më të mirë të prodhuar nga studentët. Regjisori i filmit, Fokion Xenos ka ardhur nga Greqia për të shfaqur filmin e tij dhe ka ndarë me ne disa fjalë rreth filmit por edhe frikave dhe shpresave të tij, që janë temë e këtij edicioni të Anibar.

Anibar Press: Çfarë trajton filmi juaj?

Pra, filmi im ka të bëjë me verën dhe eksplorimin e ekspozitave kolektive si mënyra që njerëzit i afrohen mbikëqyrjes dhe nuk e vlerësojnë bukurinë me të cilën janë të rrethuar.

Anibar Press: Çfarë mesazhi keni dashur të përcillni përmes filmit tuaj?

Pra, kam dashur të bëjë një film optimist sepse mendoj që shumica e filmave tek ne janë të errët dhe më së shumti për të rriturit, që mua më pëlqejnë por nuk mund t’i bëjë si regjisor. Dua që njerëzit të shijojnë dhe të kënaqën me punën time, kjo është pse kam zgjedhur zhanrin komedi, për t’i argëtuar njerëzit.

Anibar Press: Pse keni zgjedhur animacioni?

Unë jam një animator, dhe shumica e animatorëve nuk bëjnë filma të animuar për shkak se nuk kanë buxhet të mjaftueshëm kështu që ata kërkojnë mënyra të tjera për të treguar punën e tyre. Por, unë dua të bëjë gjithçka me animacion.

Anibar Press: A mund të na tregosh përshtypjet e tuaja për festivalin Anibar?

Më pëlqen shumë festivali. Nuk e di, kam takuar shumë njerëz dhe organizatorët janë shumë të mire gjithashtu po më pëlqen Peja kështuqë jam kënaqur.

Anibar Press: Tema e sivjetme e festivalit Anibar është “Frika dhe Shpresa”.  A mund të ndash me ne frikat dhe shpresat tuaja?

Po. Shpresoj se njerëzit do të financojnë më shumë animatorët e pavarur dhe frika, fikësohem se jemi duke i humbur kinematë në përgjithësi.