Kthehet fenomeni 'La Casa de Papel'

Kthehet fenomeni 'La Casa de Papel'

Kultura July 19, 2019 - 10:14

Seria “La Casa de Papel”, që ka marrë vëmendjen e publikut në shumë vende të botës, ka gati edhe sezonin e ri. Këtë të premte ky sezon nis në platformën më të madhe amerikane të serive televizive për momentin, “Netfilx”. Sezoni i tretë i “La Casa de Papel”, serisë më të shikuar në “Netflix”, që nuk është në gjuhën angleze, u prezantua në Madrid, disa ditë përpara se të transmetohet në platformën amerikane, shkruan sot gazeta "Zëri".

Për gjenerata me radhë kultura të caktuara janë eksportuar në të gjithë botën, por kjo seri dëshmoi se edhe histori të jashtëzakonshme mund të përhapen gjithandej e të vlerësohen nga të gjithë. Këtij suksesi pa dyshim që po i gëzohen realizuesit, por edhe transmetuesit e serisë. “Kjo është një shfaqje e jashtëzakonshme. Është nga Spanja, por sot e sheh i gjithë globi”, tha Ted Sarandos, përfaqësues i “Netflix”-it. Krijuesi dhe producenti i serisë, Alex Pina, megjithatë i njeh edhe meritat e platformës së njohur digjitale për suksesin e madh që ka arritur seria.

Përmes “Netfilx”-it edhe ky sezon i kësaj serie do të mundë të shikohet në 191 vende të ndryshme në të njëjtën kohë. Kjo është shumë domethënëse për ekipin realizues të serisë, që kanë arritur t’u rrëmbejnë zemrat shikueseve në shumë vende të botës. “Mundësia e transmetimit në 191 vende të ndryshme në të njëjtën kohë të jep të njëjtat shanse me filma fictionë amerikano-veriorë. Platforma të tilla kanë bërë që të rritet niveli i qasjes. Për ne kjo është një mundësi shumë e mirë”, tha ai.

I krijuar nga Pina në 2007-n, seria spanjolle rrotullohet rreth një grabitjeje të planifikuar me shumë kujdes ndaj korporatës publike “Mint Royal” në Madrid, prej një mendjeje kriminale shumë pjellore e të vënë në jetë nga 8 hajdutë, identitetet e të cilëve nuk zbulohen.

Gjatë harkut të vetëm dy sezoneve ai fitoi një popullaritet të jashtëzakonshëm, me disa elementë të kthyer tashmë në pjesë të kulturës pop, duke përfshirë uniformat e kuqe ose maskat e frymëzuara nga Salvador Dali, që protagonistët i mbajnë gjatë grabitjes ose edhe rikthimin e këngës italiane antifashiste “Bella ciao”, të përdorur si metaforë të rezistencës dhe të lirisë. Zëri