‘Sunny Hill’ premton rritje si dhe një edicion madhështor sivjet
FOTO: Laura Hasani

‘Sunny Hill’ premton rritje si dhe një edicion madhështor sivjet

Kultura July 15, 2019 - 11:26
Lexoni detajet

Fillimi i gushtit sjell në Prishtinë festivalin “Sunny Hill”, të organizuar nga fondacioni me të njëjtin emër i këngëtares së famshme Dua Lipa, shkruan “Zeri.info”.

I ati i këngëtares, Dukagjin Lipa, në konferencën e parë për media që u mbajt në Prishtinë tha se po përpiqen që nga viti në vit të sjellin artistë të mëdhenj.

“Qëllimi i festivalit është promovimi i vendit tonë, i artistëve tanë dhe i dhënies së mundësisë që ata ta ndajnë skenën me artistë botërorë”, tha ndër të tjera Dukagjin Lipa. Ai theksoi se ka mundësi që se shpejti ky festival të zgjatet dhe të bëhet edhe 4 ditor.

Sipas tij ky është viti i fundit që ky festival po mbahet në Gërmi, por se ende nuk është vendosur ai lokacion.

Miley Cyrus e Clavin Harris janë dy nga artistët kryesor që do të interpretojnë në këtë festival.

Rikujtojmë se festivali “Sunny Hill” sivjet mbahet nga 2-4 gusht në parkun e Gërmisë.

Ky festival pritet të tërheqë shumë vizitorë nga Kosova dhe rajoni. /Zëri

Image