Maqedonia Veriore përkrah filmin e Isa Qosjes dhe atë të Gazmend Nelës

Maqedonia Veriore përkrah filmin e Isa Qosjes dhe atë të Gazmend Nelës

Kultura July 12, 2019 - 11:18
Lexo më shumë detaje

 

Dy filma të gjatë kosovarë mbështeten nga Agjencia për Film i Maqedonisë Veriore si bashkëprodhime minore. Në një komunikatë për medie Qendra Kinematografike e Kosovës njofton se filmat kosovarë që do të përkrahen janë “The Stroke (Skype)” me regji dhe skenar nga Isa Qosja dhe “Heshtja e sirenave” me regji dhe skenar nga Gazmend Nela.

Rikujtojmë se filmi “The Stroke (Skype)” është radhitur në vendin e 5-të në nga 23 projektet e përzgjedhura nga “Euroimage” këtë vit. Projekti filmik është bashkëprodhim në mes të Kosovës, të Francës, të Shqipërisë dhe të Malit të Zi. “Ky është bashkëpunimi i radhës me Agjencinë për Film të Maqedonisë Verirore, i cili është bërë njëri ndër partnerët më të rëndësishëm të Kosovës në fushën e filmit”, shkruhet në komunikatë.

Të dy filmat “The Stroke (Skype)” dhe “Heshtja e sirenave” janë subvencionuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës.