Halilaj gati për prezantimin në ‘Louisiana’ të Danimarkës

Halilaj gati për prezantimin në ‘Louisiana’ të Danimarkës

Kultura June 19, 2019 - 16:48

Artisti kosovar Petrit Haliaj në një lidhje direkte me emisionin “Drive Time” me Shukin në "Radio Prishtina" ka folur për paraqitjen e tij në Danimarkë. Ai po qëndron atje dhe po bëhet gati për hapjen e ekspozitës “Homeless soul” në njërin nga muzetë më të rëndësishëm të artit modern në Skandinavi “Louisiana” ku do të prezantohet bashkë me 12 artistë të tjerë nga shumë vende të botës.

Për “Drive Time” Halili ka treguar se atje do të prezantojë projektin e tij të famshëm “Ru” por në një perspektivë tjetër.

“Është ekspozitë shumë me rëndësi ku marrin pjesë artistë të mëdhenj dhe është nder i madh. Mezi po pres të bëhet hapja. Hapja është më 26 dhe nëse dikush është duke na ndjekur i ftoj, ju lutem hajdeni”, tha Halilaj.

Rikujtojmë se i lindur në Runik, Petriti është i njohur për punën e tij artistike, e cila është prezantuar nëpër vende të ndryshme në botë. Ai po ashtu njihet edhe për përfshirjen e historisë së qytetit të tij në këto punime.