Sonte premiera e shfaqjes 'Vëllazëri e interes'

Sonte premiera e shfaqjes 'Vëllazëri e interes'

Kultura June 17, 2019 - 11:37

Teatri i të Rinjve të Qytetit të Prishtinës prezanton këtë të hënë premierën e shfaqjes “Vëllazëri e interes”. Shfaqja do të jepet me fillim nga ora 19:00 në Sallën e Kuqe të Fakultetit Filologjik në Prishtinë, shkruan sot gazeta "Zëri".

Regjinë e kësaj shfaqjeje, që është tekst i Kristo Floqit, e ka bërë regjisori Xhemail Luta, përderisa me rolet e tyre në këtë shfaqje paraqiten aktorët Ramadan Çunaku, Habibe Imeri, Albana Gashi, Arben Berisha, Albina Berisha, Florentina Ramadani, Shqiponjë Berisha, Adea Gashi, Iliridë Berisha dhe Marigonë Berisha.

Skenografinë e shfaqjes e ka bërë “Urban Studio” nga Prishtina, për kostumografinë dhe grimin është kujdesur Fatmir Zyberi, ndërsa për muzikën Granit Luta.

Para disa javësh shfaqja “Vëllazëri e interes” u prezantua edhe para publikut të Kamenicës në Festivalin e Teatrove të Kosovës. Atje kjo shfaqje mori dy çmime: vendin e parë, si dhe çmimin “Aktori më i Mirë”. Zëri